Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 25 vatra zjarri në mbarë vendin, 9 aktive
Situata nga zjarret në vend vijon të mbetet problematike edhe sot në 12 gusht, me 25 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej të cilave janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra efektivë dhe mjete tokësore e ajrore. Forcat e Armatosura kanë në terren 167 efektivë, tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Një nga vatrat më të mëdha vijon të jetë në Gurë-Lurë të Dibrës, ku zjarri është afruar pranë disa banesave. Për mbrojtjen e komunitetit në këtë zonë janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura, dy helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”. Operacione për shuarjen e zjarreve po zhvillohen edhe në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie, Krujë, Nëmërçkë dhe malin Dhëmbel. Aktiviteti...
Burimi:
javanews.al