Trump ia kërkoi personalisht Putinit, Rusia liron ish-marinsin amerikan pas katër vitesh burgim
Rusia ka liruar Robert Gilman, ish-marinsin amerikan 32-vjeçar, pas më shumë se katër vitesh në burg. Vendimi erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin e fali atë për arsye humanitare, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte diskutuar drejtpërdrejt me Putinin për lirimin e tij. Robert Gilman, ish-pjesëtar i Trupave të Marinës amerikane dhe aktualisht mësues anglishteje, ishte arrestuar në qytetin Voronezh të Rusisë në janar të vitit 2022. Sipas autoriteteve dhe mediave shtetërore ruse, Gilman u arrestua pasi dyshohej se, në gjendje të dehur, kishte goditur me këmbë një efektiv policie. Ai u dënua më pas me katër vjet e gjysmë burgim. Familja e tij ka kundërshtuar vazhdimisht versionin e autoriteteve ruse. Babai i Gilmanit, Vladimir Gilman, i cili kishte emigruar nga Rusia drejt...
Burimi:
javanews.al