Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për Kristjan Sterjon

Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë për Kristjan Sterjon

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zyko, ngjarje e rëndë që tronditi qytetin e Korçës më 8 gusht. Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të mërkurë në kushte të rrepta sigurie. Prokurorja Artenida Toska kërkoi masën “arrest me burg” për Sterjon, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Korçës. Në ambientet përreth gjykatës u vendosën forca të shumta policie, ndërsa institucioni u rrethua për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes. Në seancë nuk është paraqitur asnjë familjar, as nga familja e viktimës Joan Zyko dhe as nga familja e autorit të dyshuar. Joan Zyko, 20 vjeç, u qëllua me armë zjarri pasditen e 8 gushtit...