Tre gola spektakolarë dhe Uzuni merr notën 9.9, Muja kthehet në radhët e Sint-Truiden në Belgjikë

Tre gola spektakolarë dhe Uzuni merr notën 9.9, Muja kthehet në radhët e Sint-Truiden në Belgjikë

Adriatik BALLA Disa prej futbollistëve të Kombëtares i kanë nisur aktivitetet me klubet e tyre dhe një pjesë kanë mundur të lënë gjurmë menjëherë në fushën e lojës, qoftë dhe në takime miqësore. Por përgjithësisht lojtarët e sulmit morën vëmendje jo vetëm me performanca e tyre, por edhe me lëvizjet në treg, sikurse ndodh me Mirlind Dakun që iu bashkua Spartakut të Moskës. Ndërkohë, Myrto Uzuni ishte protagonist absolut i fitores 3-0 të Austin përballë Puebla në turneun Leagues Cup që zhvillohet mes skuadrave më të mira të MLS dhe atyre të kampionatit meksikan. Futbollisti i kuqezinjve shënoi të tre golat e ndeshjes me realizime spektakolare ku njëri ishte me goditje dënimi e një tjetër me një gjuajtje fluturimthi po aq të bukur. Falë kësaj...