Trump i del në krahë Infantinos: Gabim i tmerrshëm nëse e largojnë nga drejtimi i FIFA-s
Adriatik BALLA Përplasjet e UEFA-s me FIFA-n ka bërë që në lojë të futet edhe njeriu më i fuqishëm i planetit, duke i dalë në krahë presidentit të FIFA-s Xhani Infantino. Kështu, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar FIFA-n se do të bënte një “gabim të tmerrshëm” nëse do të vendoste të largonte Xhani Infantinon nga drejtimi i organizatës botërore të futbollit. Infantino është vënë nën presion pas planit të dështuar për të shitur një pjesë të aksioneve të Kupës së Botës për meshkuj te investitorë privatë. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shprehu mbështetjen e tij për presidentin e FIFA-s, duke e cilësuar atë si një drejtues të jashtëzakonshëm. “FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse,...
Burimi:
sot.com.al