Maradona, mjekët injoruan shenjat e pamjaftueshmërisë kardiake para vdekjes

Maradona, mjekët injoruan shenjat e pamjaftueshmërisë kardiake para vdekjes

12 Gusht 2026 9:25 Alfred Lleshi Diego Maradona shfaqte “shenja alarmi” që nuk u morën parasysh nga mjekët gjatë kujdesit në shtëpi, para vdekjes së tij në vitin 2020. Këtë e deklaroi në gjykatë mjeku ligjor Carlos Cassinelli, në procesin ndaj shtatë profesionistëve shëndetësorë, të akuzuar për neglizhencë të mundshme që mund të ketë kontribuar në vdekjen e legjendës argjentinase. Maradona vdiq nga pamjaftueshmëria kardiake dhe edema pulmonare akute, dy javë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas Cassinelli, në ditët para vdekjes ai kishte edemë në gjymtyrët e poshtme, ënjtje të gishtave, vështirësi në frymëmarrje, hipertension dhe rrahje zemre jashtëzakonisht të shpejta. “Askush nuk shkoi të shihte se nga vinte ajo ënjtje”, – tha mjeku, duke e cilësuar atë si një rrezik potencialisht fatal. Eksperti tha...