Ashley Young për metodat e Contes: “Tek Interi bënte teste për të kuptuar kush donte t’i dilte kundër”

Ashley Young për metodat e Contes: “Tek Interi bënte teste për të kuptuar kush donte t’i dilte kundër”

Ashley Young, që ka punuar me Antonio Conten tek Interi, ka rrëfyer intensitetin e metodave të trajnerit italian dhe mënyrën se si ai testonte lojtarët. Young kujton stërvitjet e jashtëzakonshme: “Për mua ishte çmenduri, por mendoj se pikërisht kjo më dha jetëgjatësinë për të vazhduar të luaja deri në moshën 40-vjeçare, kur vendosa të tërhiqesha”. Efekti shihej në ndeshje: “Kishte shumë skuadra që vinin në ‘San Siro’ dhe, kur arrinim minutën e 60-të, ne merrnim hov, ndërsa ato rrëzoheshin”. Madje, pas një ndeshjeje, Gasperini i tha Contes: “Nuk e di çfarë bëni në stërvitje, por ju lëvizni me dyfishin e ritmit”. Sipas Young, trajneri Conte përdorte edhe “teste” për të zbuluar kundërshtarët brenda grupit: “Na caktonte stërvitjen dhe pastaj nuk paraqitej, duke e shtyrë. Ishte vetëm një...