Horror para ndeshjes në Holandë, parashutisti përplaset me tabelat reklamuese teksa sillte topin (video)

Horror para ndeshjes në Holandë, parashutisti përplaset me tabelat reklamuese teksa sillte topin (video)

Një ide spektakolare për të nisur sezonin e ri të kampionatit holandez për pak sa nuk u shndërrua në dramë. Para ndeshjes Go Ahead Eagles – Willem II, një grup parashutistësh duhej të sillte topin e fillimit në stadiumin “De Adelaarshorst”. Megjithatw, njëri prej tyre humbi kontrollin gjatë zbritjes dhe nuk arriti të frenonte në kohë. Parashutisti u drejtua me shpejtësi drejt njërës prej portave dhe përfundoi duke u përplasur me tabelat reklamuese, poshtë tribunës së mbushur me tifozë. Oei, dat ging even niet zoals gepland 🪂🫣#gaewil pic.twitter.com/SoOH3J3HOl — ESPN NL (@ESPNnl) August 8, 2026 Për disa çaste, në stadium pati panik. Situata mund të kishte përfunduar shumë më keq, si për parashutistin, nëse do të godiste shtyllën apo tabelat me shpejtësi më të madhe,...