PECETA QË NDRYSHOI HISTORINË E FUTBOLLIT, premtimi i babait që nuk u dorëzua kurrë

PECETA QË NDRYSHOI HISTORINË E FUTBOLLIT, premtimi i babait që nuk u dorëzua kurrë

Një pecetë nuk flet. Por, nëse do të mundej, këtë javë do të kishte diçka për të treguar… Më 14 dhjetor 2000, në klubin e tenisit “Pompeia” në Montjuïc, një burrë i shqetësuar priste një përgjigje. Quhej Jorge Messi. Kishte sjellë djalin e tij 13-vjeçar në Barcelonë, kishte kaluar provat dhe kishte pritur me javë për një firmë që nuk erdhi kurrë. Barcelona kishte dyshime. Jorge nuk kishte më vend për dyshime; i duhej siguria që të mos kthehej në Rosario duarbosh. Përballë tij ishte Carles Rexach, sekretari teknik i klubit. Nuk kishte një kontratë me vete. Mori të vetmen gjë që kishte mbi tavolinë; një pecetë letre. Shkroi se, nën përgjegjësinë e tij, angazhohej të nënshkruante me lojtarin Lionel Messi Cuccittini. Josep Maria Minguella dhe...