S’ka më mish nga Brazili! Ministria e Bujqësisë i dërgon shkresë AKU-së: Importi ndërpritet në 3 shtator
Për herë të parë pas 20 vitesh, duke filluar që nga 3 shtatori, në tavolinat e shqiptarëve dhe në frigoriferët e marketeve nuk do të ketë më mish Brazili. Ndërprerja e kësaj marrëdhënie tregëtare vjen pas një vendimi të marrë nga BE-ja, për furnizimin me produkte shtazore nga Brazili. Në një vendim unanim ekspertë të shteteve anëtare të Unionit, arritën në këtë përfundim për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare të cilat rrisin masën muskulare të kafshëve. Sipas Top Channel, Ministria e Bujqësisë ka përcjellë një shkresë përmes së cilës udhëzon Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, se si duhet të veprojë me tregëtarët që sjellin në vendin tinë mishin nga Brazili. Si dhe i lë detyrë AKU-së që të njoftojë bizneset në lidhje me ndërprerjen tregëtare...
Burimi:
sot.com.al