Skandali i Ami Kozelit, kreu i ARRSH-së në gjurmët e Berberit dhe Gjylit, i fal 2 milionë euro pa garë për bojë e…

Skandali i Ami Kozelit, kreu i ARRSH-së në gjurmët e Berberit dhe Gjylit, i fal 2 milionë euro pa garë për bojë e…

Dhënia e tenderave në mungesë të garës mbetet një plagë e hapur në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ky institucion ka mbyllur së fundmi procedurën për përmirësimin e vijëzimeve, tabelave rrugore dhe elementeve të sigurisë në akset e Rajonit Qendër-Perëndim, Loti 2, duke çuar paratë publike në një rrugë pa asnjë rivalitet tregtar. Arka e shtetit ka vënë në dispozicion plot 191 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro, për një punë që kërkohet të përmbyllet brenda një afati 8-mujor. Por aty ku pritej një garë e ethshme ofertash për një fond aq të majmë, çuditërisht në tryezën e komisionit mbërriti një subjekt. Në tender mori pjesë vetëm një kompania “R.S. & M”, e cila hyri në garë e vetme dhe fitoi me një ofertë sa 90%...