Aksident i trefishtë në Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

Aksident i trefishtë në Sarandë, turisti humb kontrollin e mjetit dhe përplas makinat e parkuara

Një aksident pa pasoja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë të qytetit të Sarandës. Mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë ka goditur një mjet të parkuar, i cili nga goditja është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet. Nga kjo janë konstatuar vetëm dëme materiale tek mjetet. Nga alkoltesti që iu bë drejtuesit të mjetit rezultoi se nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Nga shërbimet e qarkullimit rrugor po kryhen veprimet procedurale dhe zbardhur ngjarjen.