Sherri mes “të fortëve” në burgun e Fierit, pezullohen nga detyra 8 efektivë të policisë që ishin në turn

Sherri mes “të fortëve” në burgun e Fierit, pezullohen nga detyra 8 efektivë të policisë që ishin në turn

8 efektivë u pezulluan në burgun e Fierit pas sherrit të Denis Bajrit të grupit të Shkodrës, dhe Aldo Gjinit të Fushë-Krujës, së bashku me Jurgen Zoton në ambientin e përbashkët. Të pezulluarit, konkretisht kryeinspektori dhe 7 gardianë, ndodheshin në turn gjatë kësaj kohe.Pezullimi “do të vazhdojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga këtë punonjës. Gjatë kësaj kohe, ata do të marrin gjysmën e pagës.Hetuesit dyshojnë se Bajri u sulmua si mesazh nga Ibrahim Lici, rivali në arrati i Bajrave në Shkodër. I plagosur me një thikë artizanale, mbeti edhe Jurgen Zoto. Pas ngjarjes, Zoto u transferua në burgun e Burrelit ndërsa Gjini në Drenovë, në izolim për 3 muaj.Njoftimi:Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm...