Banorët e Shijakut protestojnë për rrugën, 15 familje pa akses

Banorët e Shijakut protestojnë për rrugën, 15 familje pa akses

Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banorëve, projekti parashikonte shtrimin edhe të rrugës së tyre, por gjatë punimeve rruga është devijuar, duke lënë rreth 15 familje pa akses. Protestuesit thonë se bëhet fjalë për rreth 500 metra rrugë, e cila aktualisht është në gjendje të keqe dhe vështirëson lëvizjen e mjeteve, duke rrezikuar edhe dëmtimin e tyre. Banorët pretendojnë se devijimi i projektit është bërë për interesa personale, ndërsa theksojnë se rruga është e domosdoshme për aktivitetin e tyre bujqësor. “Kemi vreshta rrushi, merremi me bujqësi, por na penalizon rruga, sepse tregtarët nuk vijnë dot për të marrë mallin”, shprehen banorët. Ata deklarojnë se rreth 500 metra rrugë nuk do të shtrohen,...