Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi ka pezulluar nga detyra 8 punonjës të policisë të burgut të Fierit, të cilët ishin të planizuar në turnin e ditës kur ndodhi përleshja mes Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos. Sipas njoftimit të Burgjeve bëhet e ditur se punonjësit e pezulluar janë: K/Inspektori G.B., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm; Inspektori Sh.H., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm; Inspektori A.A., punonjës i rolit bazë; Inspektori D.GJ., punonjës i rolit bazë; Inspektori A.H., punonjës i rolit bazë; Inspektori P.K., punonjës i rolit bazë; Inspektori S.Ç., punonjës i rolit bazë; Inspektori A.S., punonjës i rolit bazë. Pezullimi do të vijojë deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente mbi zbatimin e detyrave funksionale nga punonjësit e...