Bajrami: KLSH nxjerr në pah dështimin e ujësjellësve, qytetarët po paguajnë faturën e keqmenaxhimit

Bajrami: KLSH nxjerr në pah dështimin e ujësjellësve, qytetarët po paguajnë faturën e keqmenaxhimit

Një tjetër akuzë ndaj qeverisë për keqmenaxhimin e sektorit të ujësjellësve. Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, duke iu referuar raportit të KLSH-së, thotë se rritja e tarifave po përdoret për të mbuluar dështimet e institucioneve, ndërsa qytetarët përballen me kosto më të larta dhe shërbim të dobët. Deklarata e Kryetares së Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, znj. Silvana Bajrami Përshëndetje! Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një aktakuzë e rëndë ndaj mënyrës se si qeveria ka administruar sektorin e ujësjellësve. Ajo që duhej të ishte një reformë për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimit, është shndërruar në një mekanizëm ku qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të mbuluar dështimet e institucioneve. Vetë KLSH...