EMRI/ 55-vjeçari bie nga shkëmbi në Radhimë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

EMRI/ 55-vjeçari bie nga shkëmbi në Radhimë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë, pasi ka rënë nga një shkëmb. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi, 55 vjeç, i cili, si pasojë e rënies, ka pësuar dëmtime të shumta në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, 55-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të specializuar mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja shëndetësore e tij raportohet e rëndë. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.