“Serbia e humbi Kosovën”/ Rama reagon ndaj kritikave: Qëndrimi im i saktë, ‘turbofolku nacionalist’ u lëshua me urrejtje
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj sulmeve dhe kritikave nga Prishtina pas deklaratës së tij se “Serbia e humbi Kosovën”, në kuadër të deabtit të fundit për lumin Ibër. Përmes një postimi në "X", Rama e cilëson si një reagim të asaj të cilën ai e quan “ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës”, si një lloj testi për qëndrimet e tij politike. Këto reagime, Rama thotë se i shërbejnë si një lloj "laboratori" për të matur saktësinë e qëndrimeve të tij politike. Rama thekson se fraza "Serbia e ka humbur Kosovën" ishte vetëm një pjesë e ndërhyrjes së tij mes autoriteteve, ndërsa fakti që pas kësaj u sulmua dhe u quajt "tradhtar", sipas Ramës, tregon që qëndrimi i tij ishte i drejtë....
Burimi:
zeri.ai