Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte kushëriri i tyre. Kallëzimi në polici është bërë nga 38-vjeçari P.L., i cili ka deklaruar se kushërinjtë e tij, kanë qëlluar me armë pas një konflikti verbal në drejtim të automjetit me të cilin ai po lëvizte në rrugën e Patokut. Për pasojë, 38-vjeçari gjatë largimit nga vendngjarja, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet tjetër. Policia sqaron se janë arrestuar Gj. L., 67 vjeç dhe Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre, të gjithë banues në Laç ndërsa u shpall në kërkim u shpall në...