Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës
Kabineti gjerman pritet të diskutojë sot një reformë të shërbimeve të inteligjencës, e cila parashikon zgjerimin e ndjeshëm të kompetencave të tyre dhe krijimin e mundësive të reja për ndërhyrje. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, do të prezantojë në kabinet projektin për reformimin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Sipas të përditshmes “Bild”, reforma synon ta shndërrojë këtë institucion në një shërbim inteligjence me kompetenca më të gjera operative. Deri tani, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës ka pasur kryesisht rol në mbledhjen dhe analizimin e informacionit, ndërsa ndërhyrjet operative kanë qenë përgjegjësi e policisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë. “Situata e kërcënimeve hibride, përpjekjet për destabilizim përmes sabotazhit, spiunazhit, sulmeve kibernetike dhe operacioneve të fshehta nga fuqitë e huaja kërkojnë një përgjigje të...
Burimi:
javanews.al