Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2 mln euro

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi, BE jep 2 mln euro

Bashkimi Evropian do të sigurojë 2 milionë euro për Kolumbinë për të mbështetur zonat më të prekura nga tërmeti vdekjeprurës që goditi vendin të dielën. Lajmin e bëri të ditur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur”, deklaroi von der Leyen. Sipas saj, Kolumbia ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, përmes të cilit 27 shtetet anëtare mund të bashkojnë burimet dhe kapacitetet e tyre për t’i ofruar ndihmë vendit të prekur. Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë ka shkaktuar të paktën 216 viktima dhe ka plagosur qindra persona. Ndër qytetet më të goditura janë Cali, Pereira, Manizales dhe Quibdo, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për...