Kaos në Kuvendin e Kosovës, partitë e opozitës kërkojnë seancë për zgjedhjen e kryeparlamentarit
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi pranë saj u shfaqën deputetë të PDK-së dhe AAK-së, të cilët kërkuan vazhdimin e seancës konstituive. Haxhiu tha se prania e deputetëve po ia pamundësonte mbajtjen e konferencës dhe iu drejtua deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu. “Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, tha Haxhiu. Ndërkohë, më herët deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mbajtur një fjalim brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar situatën aktuale institucionale dhe mbylljen e dyerve të sallës për deputetët e zgjedhur. Në prani të deputetëve të partive të ndryshme politike, Çitaku tha se deputetët e zgjedhur nuk kanë mundur të kenë qasje në sallën ku zhvillohet...
Burimi:
kohajone.com