Zelensky ekspozon fytyrën e regjimit/ Olenik: Vuçiç është i bllokuar nga gënjeshtrat

Zelensky ekspozon fytyrën e regjimit/ Olenik: Vuçiç është i bllokuar nga gënjeshtrat

Nënkryetari i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës – Vojvođani, Aleksandar Olenik, ka sulmuar ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd. Olenik deklaroi se mbërritja e Zelenskyt ka nxjerrë në pah, sipas tij, “mjerimin dhe mungesën absolute të moralit” të regjimit të Vuçiçit. Ai akuzoi presidentin serb se prej vitesh ka ndjekur një politikë të dyfishtë dhe është mbështetur te mediat pro-qeveritare për të promovuar narrativën pro-ruse. Sipas Olenikut, Vuçiç është tashmë “i bllokuar nga gënjeshtrat” dhe nga politika e tij e jashtme, ndërsa Beogradi është kthyer në një hapësirë të sigurt për propagandën pro-ruse. Ai pretendoi se kjo politikë ka dëmtuar imazhin e Serbisë në arenën ndërkombëtare. Olenik kritikoi gjithashtu përpjekjet e Vuçiçit për t’u paraqitur si...