Hungari, András Baka zgjidhet president i ri
Bota E Martë, 11 Gusht 2026 21:24 Parlamenti i Hungarisë ka zgjedhur të martën András Baka si presidentin e ri, pas shkarkimit të debatueshëm të presidentit të mëparshëm, Tamás Sulyok. 73 vjeçari u zgjodh me 140 vota pro dhe 6 kundër. Partia qeverisëse Tisza, e cila ka një shumicë prej dy të tretash në parlament, e kishte propozuar atë për këtë post. Baka ka shërbyer për 17 vjet si gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe më herët ka drejtuar Gjykatën Supreme të Hungarisë. Kryeministri Péter Magyar tha se karriera e Baka-s është një shembull i përkushtimit ndaj shtetit ligjor dhe parimeve kushtetuese. Sipas tij, Hungaria duhet të rikthehet në rrugën e shtetit të së drejtës dhe qeverisjes kushtetuese. Zgjedhja...
Burimi:
kohajone.com