Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Ata janë negociatorë dinakë, sepse bien dakord për diçka dhe pastaj dalin dhe thonë se nuk kanë rënë kurrë dakord për të. Ata janë njerëz të pandershëm”, tha Donald Trump gjatë një interviste. Sipas Kreut të Shtëpisë së Bardhë, Irani është në vështirësi të mëdha, jo vetëm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht. “Ne kontrollojmë paratë e tyre, ne kemi kontroll të plotë. Unë jam bankieri i tyre. Ata kanë inflacion 300%, monedha e tyre është pothuajse e pavlerë”, shtoi Trump. Ndërkohë, si Uashingtoni, ashtu edhe Teherani, kanë akuzuar njëri-tjetrin, për shkak të negociatave të ngecura për lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit. Nga ana tjetër, Izraeli dhe Libani pritet të rifillojnë një raund të ri bisedimesh në fillim të muajit shtator. Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet...