Ecje në litarin e tendosur/ Vuçiç i puthi dorën Zelenskyt, teksa shikon shpinën e Putinit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përpiqet përsëri të bëjë atë që ka qenë disiplina e tij e preferuar politike për vite me radhë: të flasë njëkohësisht gjuhën e Brukselit, t’i mbajë dyert hapur Moskës dhe, në të njëjtën kohë, të kujdeset që të mos zhgënjejë plotësisht asnjërën palë. Gjatë takimit të tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, Vuçiç deklaroi se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa shkoi një hap më tej, ai premtoi se Ukraina në Serbi “gjithmonë do të ketë mbështetje të plotë” në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Vuçiç kështu përpiqet të marrë nga çdo drejtim atë që i përshtatet. Nga Perëndimi – integrimin evropian, paratë, investimet dhe legjitimitetin politik. Nga Rusia –...
Burimi:
ntv.al