Kurbin/ Banorët e Gjormit në protestë për rrugën dhe ujin: Nuk është investuar që prej 35 vitesh

Kurbin/ Banorët e Gjormit në protestë për rrugën dhe ujin: Nuk është investuar që prej 35 vitesh

Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka ngritur në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në qendër të fshatit, në shenjë indinjate ndaj pushtetit vendor dhe qendror, për të cilin thonë se i ka lënë në harresë dhe nuk ka realizuar investime për përmirësimin e kushteve të jetesës. Banorët shprehen se degradimi i rrugës me gjatesi rreth 2 km që lidh Gjormin me autostradën Milot–Thumanë dhe aksin nacional Laç–Mamurras ua ka vështirësuar ndjeshëm lëvizjen dhe jetën e përditshme. Një tjetër problem shqetësues, sipas tyre, është mungesa e ujit të pijshëm, te cilin detyrohen ta blejnë ose ta mbushin në burime disa km larg fshatit. “Kemi bërë shumë kërkesa po asnjë nuk na i ka marrë parasysh”, tha një banor....