“Vonesa e pagesave po rëndon financat e kompanive”/ Operatorët e transportit urban: Do reduktojmë flotën urbane!
Shoqatat e transportit paralajmërojnë se nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje për kompensimin e karburantit, operatorët e përfshirë në transportin publik do të reduktojnë flotën urbane. Për mediat përfaqësuesit e tyre thonë se vonesa e pagesave për muajt mars, prill dhe maj po rëndon financat e kompanive. Qeveria ka miratuar kompensimin me 50 lekë për litër karburant, por sipas operatorëve, pavarësisht plotësimit të dokumentacionit, fondet ende nuk janë disbursuar. Shoqatat Kombëtare të Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar Ministrise të Financave, të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Pushtetit Vendor dhe Bashkisë Tiranë, duke kërkuar informacion mbi arsyet e vonesës si dhe përcaktimin e një afati konkret për pagesat. Operatorët thonë se gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të përballojnë me fondet...
Burimi:
sot.com.al