Të shtëna me armë pas sherrit mes kushërinjve, plumba në drejtim të mjetit
Një konflikt mes disa të afërmish në Laç ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën e Patokut, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar Gj. L., 67 vjeç, djalin e tij Gj.(A.) L., 40 vjeç, dhe E. L., 28 vjeç, të tre banues në Laç. Ndërkohë, është shpallur në kërkim V. Gj.(L.), 35 vjeç, djali tjetër i 67-vjeçarit. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, konflikti ka nisur pas një përplasjeje verbale mes të afërmve. Më pas, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte P. L., 38 vjeç, i cili është kushëri i personave të përfshirë në...
Burimi:
ntv.al