Berisha zbulon skenarin e opozitës për largimin e Ramës nga pushteti në vjeshtë

Berisha zbulon skenarin e opozitës për largimin e Ramës nga pushteti në vjeshtë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një angazhim më të madh të opozitës gjatë vjeshtës, me synim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se opozita do të përdorë mjetet politike dhe format e protestës që i konsideron të nevojshme. Ai tha se në disa qytete kanë nisur protesta të organizuara të opozitës, por pranoi se ato nuk kanë pasur pjesëmarrjen masive që, sipas tij, duhet të kenë. Berisha e cilësoi vjeshtën si një periudhë me “temperatura të larta politike” dhe tha se opozita do të vijojë përpjekjet për largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie kujdestare që do të përgatiste zgjedhjet. Në deklaratat e tij,...