Flet nënkryetarja e re e PD: Përgjegjësi e madhe, dua të sjell një frymë bashkëpunimi
E zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, i zhvilluar më 15 korrik, në postin si nënkryetare e Partisë Demokratike, Erisa Bajaziti ishte e ftuar në studion e RTSH24, ku foli për përgjegjësinë e re politike, prioritetet e saj, diasporën dhe nevojën për një angazhim më të drejtpërdrejtë me qytetarët. Bajaziti e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi të madhe, duke theksuar se synon të përfaqësojë zërin e demokratëve dhe të diasporës. “Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, do të thosha, në shumë aspekte. Unë jam aty për të përfaqësuar demokratët, jam aty për të përfaqësuar, ndër të tjera, edhe zërin e diasporës dhe nuk është thjesht një pozicion pune apo një titull që ti e merr. Është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe për t’iu përgjigjur qytetarëve...
Burimi:
javanews.al