Mziu: Qeveria ka braktisur përballimin e zjarreve, po shpopullon vendin dhe po centralizon pushtetin

Mziu: Qeveria ka braktisur përballimin e zjarreve, po shpopullon vendin dhe po centralizon pushtetin

I ftuar në një lidhje Skype në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, u shpreh se qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës së zjarreve dhe se mungesa e një flote ajrore për emergjencat është një dështim i përsëritur prej vitesh.Mziu hodhi dyshime edhe për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa akuzoi qeverinë se po përdor centralizimin e pushtetit dhe politikat e saj për të përshpejtuar shpopullimin e vendit.Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu përdorimin e fondeve publike, duke e krahasuar atë me mungesën e investimeve për përballimin e emergjencave. Në fakt, kjo është e vërteta gjatë këtyre 14 viteve: në të gjithë sektorët e ndryshëm të ekonomisë, të marrëdhënieve, të komunikimit, të rankimeve e të tjerë, Shqipëria është renditur e...