Pse përdoren flamujt e bardhë për të sinjalizuar dorëzimin?
Për mijëra vjet, flamujt e bardhë kanë qenë simbol i dorëzimit, kryesisht sepse ngjyra e bardhë dallohej lehtë dhe një copë pëlhure e tillë gjendej pa shumë vështirësi. Është një skenë që e kemi parë kudo, nga filmat e luftës deri te filmat vizatimorë “Tomand Jerry”. Por pse valëvitja e një flamuri të bardhë është bërë simbol i kapitullimit ose dorëzimit? Në fakt, historianët e Romës dhe Kinës së lashtë përmendin përdorimin e flamurit të bardhë në raste dorëzimi rreth 2000 vjet më parë. Pra, kjo nuk është aspak një traditë moderne. Një simbol i lashtë i dorëzimit Edhe pse kjo praktikë nuk është ndjekur gjithmonë gjatë historisë, ushtritë që dorëzoheshin në Mesjetë, për shembull, shpesh valëvitnin flamurin e armikut si shenjë kapitullimi, historiani romak...
Burimi:
syri.net