DokuFest XXV vijon me filma, diskutime dhe zëra të rinj të kinemasë

DokuFest XXV vijon me filma, diskutime dhe zëra të rinj të kinemasë

Dita e pestë e edicionit të 25-të të DokuFest solli një program të pasur me filma dokumentarë, diskutime profesionale, masterklasa dhe punëtori kreative, duke e kthyer sërish Prizrenin në një pikëtakim të kineastëve, artistëve dhe publikut. Programi i ditës u fokusua në tema të ndryshme, nga mjedisi dhe historia e filmit dokumentar, te animacioni, shpërndarja ndërkombëtare dhe krijimtaria e autorëve të rinj. Programi nisi me shfaqjen e dokumentarit “The Price of the Sun”, pjesë e programit Green Dox. Filmi trajton pasojat e fshehura të tranzicionit global energjetik dhe ngre çështje mbi drejtësinë klimatike, zhvillimin dhe koston njerëzore të progresit. Gjatë ditës nisi edhe edicioni i parë i “In Conversation with National Competition Filmmakers”, seri bisedash që do të zhvillohet deri më 13 gusht. Takimet u...