190 vjet nga botimi i “Këngëve të Milosaos”, kryevepra lirike e De Radës

190 vjet nga botimi i “Këngëve të Milosaos”, kryevepra lirike e De Radës

190 vjet më parë, në gushtin e vitit 1836, në Napoli doli nga shtypi kryevepra e Jeronim De Radës, “Këngët e Milosaos”, e konsideruar gjithashtu si kryevepra lirike e Rilindjes Kombëtare. Këtë vepër të mirëfilltë artistike, De Rada e kishte përfunduar në tetor të vitit 1834, kohë kur i ka shkruar edhe parathënien. “Këngët e Milosaos” solli një frymë të re artistike e kombëtare. Përmes një rrëfimi lirik që ndërthur ndjenjën e pastër me detyrën kombëtare, shkrimtari arbëresh na njeh me historinë e dy të rinjve që sfidojnë ndasitë shoqërore për dashurinë e tyre. Vepra ka për subjekt historinë e dashurisë së Milosaos, birit të sundimtarit të Shkodrës me Rinën, vajzë e varfër, bijë e Kollogresë, një dashuri e thjeshtë, me temë nga shekulli XV....