Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, pjesë e historisë së muzeologjisë shqiptare

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, pjesë e historisë së muzeologjisë shqiptare

Muzeu Historik Kombëtar ka nisur rubrikën e re “Historia e muzeologjisë shqiptare”, e cila synon të prezantojë për publikun historinë, pasuritë dhe larminë e muzeve në Shqipëri. Rubrika nis me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar. Muzeu u përurua më 26 prill 1980, fillimisht nën kupolën e katedrales “Burimi Jetëdhënës” në Korçë, ndërsa sot funksionon në një godinë moderne. Koleksioni i tij përmban 8,265 objekte, të cilat dëshmojnë trashëgiminë kulturore dhe artistike shqiptare ndër shekuj. Pjesën kryesore të koleksionit e përbën arti ikonografik, me rreth 6,400 vepra që datojnë nga shekulli XII deri në shekullin XIX. Në koleksion ruhen vepra të periudhës bizantine, si dhe krijime të ikonografëve të njohur shqiptarë, ndër ta Onufri, Kostandin Jeromonaku, Kostandin Shpataraku dhe David Selenica, krahas veprave të mjeshtërve të...