Njësi e re kimioterapie në Korçë/ Sala: Pacienti nuk duhet të udhëtojë qindra kilometra për trajtimin onkologjik

Njësi e re kimioterapie në Korçë/ Sala: Pacienti nuk duhet të udhëtojë qindra kilometra për trajtimin onkologjik

Shërbimi onkologjik po afrohet gjithnjë e më shumë me pacientët. Në Spitalin Rajonal të Korçës është rikualifikuar njësia e kimioterapisë ditore, e rikonstruktuar dhe e pajisur sipas standardeve bashkëkohore për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale. Gjatë vizitës në njësinë e re, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se decentralizimi i shërbimeve onkologjike është një nga drejtimet kryesore të transformimit të kujdesit ndaj pacientëve me kancer. “Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më...