Shpërthen sërish Etna, kaos në aeroportet e Sicilisë, pezullohen fluturimet në Catania dhe Comiso

Shpërthen sërish Etna, kaos në aeroportet e Sicilisë, pezullohen fluturimet në Catania dhe Comiso

Aktiviteti i vullkanit Etna ka shkaktuar probleme të reja në trafikun ajror në Sicili, ndërsa prania e hirit vullkanik ka detyruar autoritetet të kufizojnë dhe pezullojnë përkohësisht fluturimet në aeroportet e Catanias dhe Comisos. Situata është përkeqësuar për shkak të hirit të përhapur në ajër pas aktivitetit të Etnës, duke krijuar kushte që vështirësojnë operimin normal të avionëve. Sipas raportimeve të mediave italiane, aeroporti i Catanias ka pezulluar fluturimet deri në orën 18:00, ndërsa në aeroportin e Comisos kufizimet janë vendosur deri në orën 10:00. Masat janë marrë për arsye sigurie, pasi hiri vullkanik përbën rrezik për motorët e avionëve dhe mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në sigurinë e fluturimeve. Pezullimi i përkohshëm pritet të sjellë vonesa, anulime dhe ndryshime në oraret e...