Tensione në Kuvendin e Kosovë, ‘mësyn’ opozita! Deputetët e PDK lagin me ujë Gërvallën dhe Nagavcit (VIDEO)
pamje-kuvendi i kosoves KOSOVË- Tensione të reja kanë shpërthyer në Kuvendin e Kosovës këtë të mërkurë. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë shkuar sot në sallën e Kuvendit, duke bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive. Një përplasje verbale ka ndodhur mes ushtrueses së detyrës së presidentes dhe disa deputetëve të PDK-së, kur këta të fundit iu afruan me thirrje teksa Albulena Haxhiu po përgatitej të mbante një konferencë për mediat. Një tjetër përplasje ishte ajo kur Donika Gërvalla, deputete e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë ka hyrë në sallën e seancave plenare për të takuar mërgatën në kuadër të aktivitetit të përvitshëm që kuvendi i Kosovës organizon për bashkatdhetarët. Mes përplasjeve dhe thirrjeve të deputetëve të PDK-së, në një moment, Gërvallën...
Burimi:
zeri.ai