Tensione mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së në Kuvend, Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje gjaë seancës në Kuvendin e Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, e shtyu me duar atë të LVV-së, Adnan Rrustemi, teksa deputeti tjetër i LVV-së, Ardian Gola, u hyri në mes. Më parë, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, u pa duke e shtyrë deputeten e LVV-së, Arbërie Nagavci, të cilën bashkë më deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun, e gjuajtën edhe me letra. Përplasjet u zhvilluan për rreth dy orë kryesisht në formë verbale, mes mosmarrëveshjeve që dy palët kanë për procedurat e konstituimit të Kuvendit. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila kishte hyrë në sallë...
Burimi:
vizionplus.tv