Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mbetet e vështirë
Diplomacia amerikane rikthehet në tryezën e negociatave për Libanin, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut vijojnë të mbajnë të brishtë situatën në rajon. Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se raundi i radhës i bisedimeve Izrael–Liban do të zhvillohet në Romë, në fillim të muajit shtator, nën ndërmjetësimin e Uashingtonit. Bisedimet synojnë të çojnë përpara përpjekjet për një zgjidhje më të qëndrueshme të konfliktit dhe për të garantuar që territori libanez të jetë nën kontrollin e institucioneve shtetërore. Një nga çështjet kryesore në tryezë mbetet zgjerimi i zonave pilot në jug të Libanit, ku ushtria libaneze pritet të ketë kontroll ekskluziv. Por rruga drejt një marrëveshjeje mbetet e vështirë. Hezbollah, grupi i armatosur i mbështetur nga Irani, kundërshton përpjekjet që lidhen me çarmatimin e tij, ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv