Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një artikull të medias franceze BFM Business, që i kushtohet rritjes së interesit të turistëve francezë për Shqipërinë. “Shqipëria gjithnjë e më e pëlqyer për francezët”, shkruan Rama, duke theksuar se rezervimet nga Franca drejt Shqipërisë janë rritur me 288.2% brenda një viti. Në artikullin e BFM Business, kjo rritje lidhet me çmimet relativisht të përballueshme, shtimin e lidhjeve ajrore dhe përmirësimin e infrastrukturës, por edhe me peizazhet natyrore dhe turizmin bregdetar të Shqipërisë. Artikulli veçon Rivierën Shqiptare dhe Ksamilin, por thekson se vendi ofron edhe destinacione malore dhe pasuri kulturore. Sipas të dhënave të përmendura në artikull, Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë ndërkombëtarë në vitin 2025. Rama e ka shoqëruar postimin me artikullin e BFM...