“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas debatit të ditëve të fundit lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar veçanërisht qëndrimeve të tij për Kosovën dhe çështjen e lumit Ibër. Rama e ka cilësuar reagimin e asaj që ai e quan “ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës” si një lloj “laboratori” për të matur saktësinë e qëndrimeve të tij. Ai thotë se kritikat ndaj tij, përfshirë akuzat për “tradhti” pas deklaratës se Serbia e ka humbur Kosovën, i konfirmojnë sipas tij qëndrimet që ka mbajtur si kryeministër. Në postimin e tij, Rama thekson gjithashtu se ndërhyrja e tij e fundit në debatin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre serbe për paprekshmërinë e lumit Ibër ka...
Burimi:
vizionplus.tv