Boom i turistëve francezë në Shqipëri/ Rama publikon shifrat: Rritje me 288.2 përqind
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot, më 12 gusht, një shkrim të medias franceze BFM Business, i cili i kushtohet rritjes së interesit të turistëve francezë për Shqipërinë. Sipas të dhënave të cituara në artikull, rezervimet nga Franca drejt Shqipërisë janë rritur me 288.2% krahasuar me një vit më parë. Shkrimi e paraqet vendin si një destinacion që po fiton më shumë vëmendje në tregun turistik francez. BFM Business analizon disa prej faktorëve që mund të kenë ndikuar në këtë rritje. Ndër elementet e përmendura është kostoja, pasi Shqipëria konsiderohet ende një destinacion relativisht më i përballueshëm në krahasim me vende të tjera të Mesdheut, si Greqia, Italia dhe Kroacia. Artikulli sjell edhe shembuj të çmimeve për ushqimin dhe akomodimin, duke vënë në dukje diferencat...
Burimi:
ntv.al