Vizitorë të shumtë në shtëpitë e Kadaresë dhe Agollit, më së shumti francezë

Vizitorë të shumtë në shtëpitë e Kadaresë dhe Agollit, më së shumti francezë

Shkrimtarët që me veprat e tyre kapërcyen kufijtë edhe kur vendi ishte i izoluar vijojnë të tërheqin interesin e lexuesve të huaj. Jemi në shtëpinë muze Agolli – Kadare që është shndërruar në atraksion për turistët. Të dyja shtëpitë muze kanë mirëpritur mbi pesë mijë vizitorë në gjashtë muajt e parë të vitit, ndërsa gjatë verës është rritur numri i të huajve, që duke zgjedhur turizmin kulturor, kanë future në listë këtë institucion. Francezët qëndrojnë në krye të listës së vizitorëve. Ata jo vetëm e njohin Kadarenë, por kanë lexuar veprën e tij dhe shprehin interes për të parë vendin ku shkrimtari ka jetuar dhe punuar. “Kadareja është një shkrimtar jashtëzakonisht i njohur në Francë. Që kur isha i ri, lexoja Kadarenë dhe të shoh...