Itali, gjykata pezullon martesën e 86-vjeçarit me shqiptaren 35 vite më të re
Një gjykatë në Firence ka pezulluar martesën e planifikuar mes një 86-vjeçari italian dhe një gruaje shqiptare, 35 vjet më të re, pas dyshimeve mbi aftësinë e të moshuarit për të marrë një vendim të lirë dhe të ndërgjegjshëm. Rasti, i raportuar nga mediat italiane, lidhet me një burrë të ve, i cili kishte humbur bashkëshorten pak kohë më parë dhe kishte shprehur dëshirën për t’u rimartuar. Çifti ishte paraqitur në prill pranë administratës vendore për nisjen e procedurave të martesës. Gjatë verifikimeve, megjithatë, autoritetet ngritën dyshime mbi gjendjen e 86-vjeçarit dhe rrethanat e marrëdhënies. Dyshime mbi gjendjen e të moshuarit Sipas raportimeve të mediave italiane, burri është paraqitur para familjarëve dhe zyrtarëve të gjendjes civile në një gjendje të përshkruar si konfuzion. Ai, sipas...
Burimi:
gijotina.com