Zjarret nuk ndalen/ Flakët vijojnë të shkrumbojnë në Lurë, Dajt, Patos, Përmet dhe Devoll
Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 14:00 të datës 12 gusht 2026, në territorin e vendit 9 vatra zjarri mbeten aktive, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë. Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi: * Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon operacioni me 22 forca të MZSH dhe ADZM, të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Në Priskë të Madhe po operojnë 15 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse. Në të dyja rastet nuk ka rrezik për zonat e banuara. * Drenie, Patos – Vijon puna për shuarjen e riaktivizimit të zjarrit. Forcat operacionale po mbështeten sot edhe nga 30 efektivë të FA-së dhe 1 autoambulancë, pas një angazhimi të konsiderueshëm të MZSH-së, Policisë, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve....
Burimi:
syri.net