Zjarret djegin qindra hektarë, Ministria e Mbrojtjes: Ende aktive 9 vatra, rrezik për banesat në Gurë-Lurë! Në aksion mbi 450 forca, 3 helikopterë e 2 avionë
Zjarret edhe ditën e sotme kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë të tjerë në të gjithë vendin, teksa lufta me flakët vijon nga toka dhe ajri. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë sot (12 gusht) informacion të përditësuar në lidhje me situatën e zjarreve në vend, sipas së cilës 9 vatra janë ende aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë. Situata më problematike është në Gurë-Lurë të Dibrës, ku është përqendruar edhe numri më i lartë i forcave në terren. Konkretisht po punojnë për shuarjen e flakëve mbi 220 forca nga MZSH, bashkia, vullnetarët, Policia, shërbimi pyjor, ADZM, AKMC, strukturat e emergjencave civile dhe FA. Nga ajri po operojnë 2 avionë Air Tractor. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave që mund të ekspozohen ndaj zjarrit....
Burimi:
javanews.al