9 vatra zjarri aktive në 6 qarqe, mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore në terren
Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 14:00 të 12 gushtit. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar strukturat e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, Policia, shërbimi pyjor dhe vullnetarë. Në zonat për të cilat janë raportuar të dhëna të plota, numri i forcave të angazhuara kalon 450. Nga ajri po operojnë tre helikopterë të Forcës Ajrore dhe dy avionë Air Tractor. Në zonën e Dajtit, mbi tunelet e Qafë-Mollës, po punojnë 22 efektivë të MZSH-së dhe ADZM-së, me mbështetjen e dy helikopterëve. Ndërkohë, në Priskë të Madhe janë angazhuar 15 efektivë dhe katër automjete zjarrfikëse. Sipas autoriteteve, në këto zona nuk raportohet rrezik për...
Burimi:
ntv.al