Himarë/ Kishte kthyer në ‘fole’ droge lokalin e natës në Potam, arrestohet pronari, në pranga edhe punonjësi
Pronari i një lokali nate në zonën e Potamit ka rënë në prangat e uniformave blu. 33-vjeçari e kishte kthyer lokalin në ‘fole’ droge. Në pranga ka rënë edhe punonjësi i tij, 20-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik 20-vjeçarit iu gjetën 5 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 8 doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjetën 145 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, si dhe 1 armë sportive (pistoletë) që posedohej pa leje. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, se në një lokal nate në plazhin e Potamit, shiteshin lëndë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin e koduar “Late-night”. Ndërhyrja e...
Burimi:
sot.com.al